Nervozohet Kurti dhe e ngre zërin në Kuvend: Zajednica e Thaçit dhe Mustafës s’po zbatohet - NACIONALE

Nervozohet Kurti dhe e ngre zërin në Kuvend: Zajednica e Thaçit dhe Mustafës s’po zbatohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nervozuar me opozitën lidhur me debatin për dialogun Kosovë-Serbi dhe planin franko-gjerman.

Kurti ka deklaruar në Kuvend se Asociacionin e ka bërë Hashim Thaçit e Isa Mustafa. Ai e ka rritur zërin, teksa ka kërkuar përkrahje nga opozita lidhur me Asociaiconin.

“Asociacioni është Zajednicë e Hashim Thaçit e Isa Mustafës. Falë meje nuk po zbatohet. Sa për juve moti ish kry ajo. Kam përmendur gjashtë kushtet për Asociacionin. Asociacionin që e keni sjell. Zajednica e Thaçit e Isa Mustafës nuk po zbatohet se ka qeveri demokratike. Kur po jep deklarime Escobari po thotë për një njeri nuk ndalet Asociacioni. Në atë momenti ju duhet me dalë me thanë kryeministri nuk është vetë. Por ju nuk dilni”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme