‘Nëntori me diasporën’: Hamza publikon datat e takimeve me bashkatdhetarë
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka publikuar datat dhe vendet e takimeve me bashkatdhetarë.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar për takime në Itali, Gjermani, Zvicër e Austri.
“Diaspora është pjesë e qenësisë, historisë dhe zhvillimit të Kosovës.
Bashkëbisedimi me bashkatdhetarë është gjithmonë kënaqësi. Ju ftoj të më bashkoheni në tubimet e mëposhtme me diasporën gjatë muajit nëntor.
Bashkë mundemi #MaMirë.” – ka shkruar Hamza.