Nënkryetarja e Zveçanit reagon pas shkarkimit: E kam pritur, nuk po punohet asgjë - NACIONALE

Nënkryetarja e Zveçanit reagon pas shkarkimit: E kam pritur, nuk po punohet asgjë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq, ka reaguar pas shkarkimit nga kryetari Ilir Peci.

Tomaniq në një prononcim për Radio Dukagjinin, ka thënë se vendimi për shkarkimin e saj ka qenë i pritur, derisa ka theksuar se është ndjerë e diskriminuar nën udhëheqjen e kryetarit Peci.

Tutje ajo e ka akuzuar kryetarin e Zveçanit për keqpërdorim të parasë publike.

“Këtë e kam pritur, meqë nga dita e parë ka pasur diskriminim, jo vetëm ndaj meje por ndaj gjithë serbëve. E kam pritur edhe për faktin se kam ditur se çfarë malverzime po bëhen, duke filluar nga kontratat mbi vepër, ndihmat sociale, tek projektet e të tjera. Çdo gjë që ka thënë kryetari është gënjeshtër. Në fakt, asgjë s’po punohet por vetëm po harxhohen paratë e buxhetit”, ka thënë ajo për Radio Dukagjini.

Gjatë ditës kryetari Ilir Peci e ka arsyetuar shkarkimin e Tomaniqit, duke thënë se i ka kaluar disa herë kompetencat e saj në punë.

Lajme të ngjashme