Nëna e Navalny thotë se ka parë trupin e djalit të tij
Trupi i kritikut të Putinit, Alexey Navalny, i cili ndërroi jetë javën e kaluar në një qeli burgu në Arktik, u pa nga nëna e tij, e cila bëri njoftimin të enjten, raporton CNN.
Lyudmila Navalnaya dhe gruaja e Navalny kishin thënë më parë se atyre iu ishte mohuar qasja në trupin e kritikut të hapur të Kremlinit.
Navalnaya tha se ajo pa trupin e djalit të saj në qytetin Salekhard, pranë burgut ku ai ishte mbajtur që nga dhjetori. Navalnaya pretendoi se hetuesit po e "shantazhonin" atë për të vendosur kushtet e varrimit të djalit të saj.
"Ata po më shantazhojnë, duke më vendosur kushtet se ku, kur dhe si duhet të varroset Alexey," tha ajo në një video të postuar në kanalin YouTube të djalit të saj.
Ajo gjithashtu pretendoi se Komiteti Hetimor Rus, duke kërkuar rrethanat e vdekjes së djalit të saj, do të dëshironte ta varroste trupin e tij "fshehurazi pa thënë lamtumirë".