Në Zhongshan të Kinës shënohet një rast i virusit H3N8
Një rast i infektimit me infeksionin H3N8, i njohur edhe si gripi i shpendëve, është raportuar në provincën juglindore bregdetare të Kinës, Guangdong, në kufi me rajonet autonome, Hong Kong e Macau.
Për rastin u raportua të dielën nga autoritetet lokale shëndetësore në qytetin Zhongshan, ku banojnë rreth 4,4 milionë njerëz, sipas Qendrës Provinciale për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Kjo qendër tha se një grua 56-vjeçare me mieloma multiple dhe me histori të probleme të tjera themelore shëndetësore është zbuluar se është e infektuar me virusin H3N8, raporton agjencia “Anadolu”.
Zonja “kishte histori të shpërfaqjes ndaj shpendëve të gjalla para fillimit të sëmundjes dhe një histori të aktiviteteve të zogjve të egër përreth shtëpisë së saj”- thuhet në një deklaratë të qendrës.
Zyrtarët shëndetësorë kanë filluar hulumtime epidemiologjike, menaxhim të përcjelljes së kontakteve të ngushta, hetim të vendeve të lidhura me epidemi dhe eliminim të virusit në vendin e ngjarjes.
“Nuk janë gjetur abnormalitete te kontaktet e ngushta deri më tani”- thuhet më tej në deklaratë.
Qendra tha se besohet që rasti është “sporadik” dhe se “rreziku për transmetimin e virusit është i ulët në këtë fazë”.
Megjithatë, autoritetet lokale u bënë thirrje banorëve lokalë që ta shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë me shpendët e gjalla dhe me shpendët pa jetë në jetën e përditshme, të ndërmarrin masa për mbrojtje personale, t’i kushtojnë vëmendje pastërtisë së ushqimit, ta ndajnë mishin e papërgatitur nga mishi i përgatitur dhe ta gatuajnë mishin plotësisht para se ta hanë.
“Njerëzit me probleme respiratore si dhimbja duhet të vendosin maskë dhe të kërkojnë trajtim mjekësor sa më shpejt që është e mundshme”- thuhet në deklaratë.
