Në Prishtinë ndizen qirinj në nderim të viktimave në Beograd - NACIONALE

Në Prishtinë ndizen qirinj në nderim të viktimave në Beograd

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas sulmit masiv në një shkollë në Beograd, ku një 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojën e shkollës, organizimi i festivalit Mirëdita Dobërdan në Prishtinë, është nisur me një minutë heshtje në nder të viktimave.

Në kuadër të eventit 'Mirdita, dobar dan' ka qenë edhe ndezja e qirinjve, para Teatrit Kombëtar të Kosovës ku kanë marrë pjesë një numër i qytetarëve.

Ndër pjesëmarrësit në këtë event ishte edhe ministri Nenad Rashiq, si dhe studentë arti të ardhur nga Serbia.

Lajme të ngjashme