Në prag të zgjedhjeve, Posta u ndan punëtorëve nga 100 euro bonus - NACIONALE

Në prag të zgjedhjeve, Posta u ndan punëtorëve nga 100 euro bonus

1 vit më parë

nga NACIONALE

Posta e Kosovës, siç raportohet, ka vendosur që të ndajë nga 100 euro bonus punëtorëve të saj.

Mediumi “Kallxo” ka arritur që ta sigurojë vendimin e marrë nga bordi, në të cilin tregohet se vendimi është marrë pas rekomandimit të Kryeshefes Ekzekutive, Nora Rraci.

“Pas shqyrtimit të zhvillimeve pozitive në ndërmarrje, progresit të arritur deri më tani dhe proceseve që pritet të realizohen në të ardhmen si dhe duke marrë parasysh faktorët e tjerë të rëndësishëm si inflacioni dhe rritja e kostove të jetesës, Kryeshefja Ekzekutive e ndërmarrjes propozoi dhënien e një bonusi për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes”- thuhet në vendim.

Lajme të ngjashme