Në prag të skadimit të afatit për seancë, Kurti fton liderëve për takim: Hamza e refuzon sërish - NACIONALE

Në prag të skadimit të afatit për seancë, Kurti fton liderëve për takim: Hamza e refuzon sërish

1 orë më parë

nga NACIONALE

Pak ora para skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e legjislaturës së 11-të, lideri i VV-së, Albin Kurti, iu ka dërguar ftesë liderëve të partive opozitare për takim.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në mënyrë të shpejt i ka kthyer përgjigje.

I pari i PDK-së nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij.

Në përgjigjen e tij në ftesën e Kurtit, Hamza i ka kërkuar lideri të VV-së që të konstituon Kuvendin.

Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aty do ta japim kontributin tonë për forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve”, shkruan Hamza në letër.

Ndër të tjera, ai e ka ftuar liderin e VV-së që të veprojë në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

Nga ju kërkojmë që sot, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, të ndërmerrni hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja”, është thënë në letrën që Hamza ia ka dërguar Kurtit.

Kjo është hera e tretë që lideri i VV-së, Albin Kurti, ka ftuar liderët e partive opozitare në takim.

Deri me tani vetëm lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u është përgjigjur të gjitha ftesave.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pra pranua vetëm ftesën e parë. Dy të fundit i ka refuzuar.

Lajme të ngjashme