Thaçi e kërkoi fjalën në konferencën e sotme kundër administrimit të drejtësisë, gjyqtari: Në fund të seancës do të iu jepet mundësi - NACIONALE

Thaçi e kërkoi fjalën në konferencën e sotme kundër administrimit të drejtësisë, gjyqtari: Në fund të seancës do të iu jepet mundësi

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar konferenca javore në çështje ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut,Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit kundër administrimit të drejtësisë.

Derisa palët filluan të diskutojnë për mocionet dhe afatet për dorëzimin e provave gojore, ish-presidenti i Kosovës ka kërkuar që të flas, por nuk i është lejuar.

Avokatja e tij, Sophie Menegon, ka thënë klientit të saj nuk lidhet shumë me mocionet e paraqitjes së provave.

Por, gjyqtari i vetëm në këtë rast, Christoph Gosnell ka thënë se atij do i jepet mundësia që të bëjë ndërhyrje.

Ju sugjeroj që të vazhdojmë me agjendën dhe z. Thaçi do iu jepet mundësia që të bëjmë një ndërhyrje në fund të seancës së sotme”, ka thënë gjyqtari, raporton Betimi për Drejtësi

Lajme të ngjashme