‘’Në intervistë pune, pyetem a kam me bo fëmijë’’, aktivistet feministe debatojnë ashpër për të drejtat e grave
Sot, dëgjohet më shumë se kurrë termet: feminizëm e barazi gjinore. Prandaj u ftuan një grup aktivistesh te ‘’Fundi i debatit’’ për të diskutuar mbi këto tema, për shoqërinë tonë në përgjithësi.
Biseda zhvillohej mbi barazinë gjinore, kudo, e sidomos në vende të punës. Sa trajtohen barabartë burrat dhe gratë kur aplikojnë për një pozitë pune?
Njëra nga to thotë: ‘’Unë në intervistë pune pyetem se a kam me bo fëmijë, këtë pyetje nuk ia bëjnë një burri.”
Nga diskutimet që zhvillohen, shprehen se ato nuk ndihen të barabarta në këtë shoqëri.
Po ku duhet të drejtohen këto gra të cilat nuk ndihen se po trajtohen njëlloj me gjininë e kundërt?
Ajo se çka bie në vesh më së shumti nga këto aktiviste gjatë debatit është se gratë nuk kanë se ku të drejtohen sa i përket kësaj çështje. Grave u ka humbur besimi në institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse.
A mund të rregullohen këto çështje me anë të feminizmit? Secila nga to ka mendimet e saj të argumentuara se pse ‘po’ dhe pse ‘jo’.
“Feminizmi është shumë divers”-thotë njëra nga to. Prandaj kjo strukturë, që secili të trajtohet barabartë si në vend pune, si kudo tjetër, arrihet me ndëshkimin e njerëzve qe nuk e bëjnë një gjë të tillë!
Një nga çështjet të cilat theksohen gjatë këtij diskutimi është se feminizmi shumë shpesh keqinterpretohet.
‘’Në vend se ‘’Feminizmi’’ të kuptohet si barazi gjinore, ky term është etiketuar nga burrat që e kanë mbajtë pushtetin si: ‘’Një grup i grave të përdala të cilat dëshirojnë t’a shkatërrojnë familjen’’. Këto fjalë, dhe të tjera të tilla, mund t’i shohim e t’i ndëgjojmë kudo ku ka burra.- thotë njëra nga to.
Këto e shumë diskutime të tjera, i gjeni në videon e bashkangjitur: