Në foto: Të mbijetuarit e tërmetit të së hënës gjejnë strehim të përkohshëm - NACIONALE

Në foto: Të mbijetuarit e tërmetit të së hënës gjejnë strehim të përkohshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të mbijetuarit e tërmetit të së hënës në Turqi dhe Siri po përballen me "një fatkeqësi dytësore" pasi të ftohtit dhe bora çojnë në "përkeqësim dhe kushte të tmerrshme", tha të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, ka thënë se më shumë se pesë milionë njerëz mund të kenë mbetur të pastrehë pas tërmetit që goditi vendin dhe Turqinë ditën e hënë.

“UNHCR-ja është duke u fokusuar shumë në strehë dhe sende ndihme, duke siguruar që qendrat kolektive të zhvendosuar të kenë objekte adekuate, si dhe tenda, çarçafë, batanije termale, dyshekë gjumi, veshje dimërore e kështu me radhë,”- ka thënë Sivanka Dhanapala, përfaqësuese e UNHCR-së në Siri, duke shtuar se, “për Sirinë, kjo është një krizë brenda një krize.”

Tërmetet vdekjeprurëse të së hënës lanë mijëra njerëz në Turqi dhe Siri të pastrehë në mes të dimrit. Ata tani po gjejnë strehim në strehimore të përkohshme.

Pamje, CNN:

Agjencia e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se që nga fillimi i luftës që ka përfshirë Sirinë në vitin 2011, më shumë se 6.8 milionë njerëz tashmë ishin të zhvendosur brenda vendit.

Lajme të ngjashme