Në dy komisione të Kuvendit, diskutohet sot për Buxhetin e vitit 2025
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mblidhen sot.
Në këto dy Komisioni përveç disa pikave të tjera, në rend të ditës kanë edhe Projekligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2025.
“Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit;” – thuhet në njoftimin e Komisionit për Media.
“Shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025” - thuhet në njoftimin e Komisionit për Administratë Publike.
Klikoni KËTU për të parë rendin e ditës të plotë: