“Në baza inati”: Mimoza Kusari mbron Albin Kurtin, i përmend LDK-së se ka rënë në 12 për qind
Mimoza Kusari Lila mbrojti kryeministrin Kurti për propozimin evropian duke e sulmuar opozitën, dhe më konkretisht Lumir Abdixhikun.
“Propozuesi këtu para nesh spikati tri elemente të cilat e tregojnë se kjo kërkesë nuk bëhet në baza të parimeve për interesin e qytetarëve, por në baza të inatit politik. Kundërshtia në vetëvete shitet si parim... Sikur të kishin parime, do të kundërshtonin diçka tepër më të dëmshme që i kishin nënshkruar vetë.” – u shpreh mes tjerash shefja e deputetëve të VV-së.
Deputetja e partisë në pushtet i përmendi nënshkrimin e moratoriumit më 4 shtator në ShBA.
“Në atë moratorium ju deklaruat se për një vit nuk do të kërkonit njohje të Kosovës.” – u shpreh znj. Kusari.
Ajo vazhdoi sulmet ndaj LDK-së duke i përmendur edhe rrëzimin e Qeverisë Kurti I dhe rezultatin zgjedhor prej vetëm 12 për qind.