“Në 1993 e kemi prit në Gllogjan” – Ramushi e quajti turist, por çfarë deklaronte Daut Haradinaj për rolin e Thaçit në luftë? - NACIONALE

“Në 1993 e kemi prit në Gllogjan” – Ramushi e quajti turist, por çfarë deklaronte Daut Haradinaj për rolin e Thaçit në luftë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një deklaratë e mbrëmshme nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nxitur reagime të shumta. Ai e ka quajtur Hashim Thaçin e Rrustem Mustafën si turistë në kohën e luftës.

Megjithatë, një deklaratë tjetër e kishte dhënë vëllai i tij, Daut Haradinaj, disa vjet më parë në Rubikon të Klan Kosovës.

Aty, Daut Haradinaj thotë se Thaçit nuk mund t’ia mohojë askush kontributin, raporton Nacionale. Ai e tregonte një rast kur Thaçi e Veseli, bashkë me Luan Haradinajn, ishin ndalur në Gllogjan pasi po ktheheshin nga Shqipëria ku kishin marrë armë.

“Thaçi e ka kryer detyrën cka iu ka dhënë. Nuk muj ia mohon kërkush (kontributin). Në vitin 1993 e kam taku Hashim Thaçin, në shtëpi temën në Gllogjan, me Luan Haradinajn, kadri Veselin e katër të tjerë. E kam pritur në shtëpi”, deklaronte Daut Haradinaj.

“14-15 vjet. Si sot e maj në mend atë natë, kanë qenë të ngrirë prej së ftohti. Nuk muj me ia mohu. Kanë ardhur prej Shqipërie në kamë me armatim, kanë pushu. Shkëlzeni me Ilminë i kanë shoqëru më tutje. I kam parë me sytë e mi. Nuk ua mohoj”, thoshte ai.

“Ata janë ardhë me Luanin, prej Shqipërie bashkë në Kosovë. Kanë ardhë në këmbë, me armatim e gjëra. Nuk po du me hy në detaje”, theksonte Daut Haradinaj.

Kjo ishte deklarata e Ramush Haradinajt mbrëmë:

Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”

Lajme të ngjashme