“Ndoshta është dëshirë e tyre”: Lista Serbe thotë se nuk do ta votojnë qeverinë Kurti - NACIONALE

“Ndoshta është dëshirë e tyre”: Lista Serbe thotë se nuk do ta votojnë qeverinë Kurti

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe e ka mohuar se disa deputetë të kësaj partie, do ta votojnë qeverinë Kurti.

Lista Serbe me një reagim për media, tha se kjo mund të jetë dëshirë e VV-së.

“Duke marrë në konsideratë deklaratat që vijnë nga aleatët më të afërt të Kurtit, do të donim të theksojmë publikisht se përkrahja e supozuar nga deputetët e Listës Serbe është rrenë e pastër. Ndoshta është dëshirë e tyre, insinuatë apo diçka tjetër, por ne e ritheksojmë qartë dhe publikisht se është e pavërtetë”, thuhet në një reagim të kësaj partie. “Jemi absolutisht të sigurt se përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje janë të vetëdijshëm, por rrenat që i shpërndajnë u shërbejnë për lojëra të brendshme, dhe ne prandaj i refuzojmë publikisht”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme