Ndodhi përjashtimi: Haki Abazi nuk është më deputet i VV-së
Haki Abazi është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, ka njoftuar Mimoza Kusari Lila.
Ky përjashtim ka ardhur pak kohë pasi deputet Abazi ka pretenduar që atij i është orkestruar një përplasje fizike me Salih Zybën me urdhër të Albin Kurtit dhe Mimoza Kusarit.
Kusari në një prononim për Kohën ka thënë se “kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij”.
Sipas saj, kjo ka bërë që atij t’i ndërrohet edhe ulësja në Kuvend.
Pamjet nga Kuvendi tregojnë se si z. Salih Zyba ulet në vend të z. Ardian Gola, veprim ky që nga Haki Abazi është parë si pjesë e përplasjes fizike të orkestruar.
“Lajmin prej mediave e mora. Nuk kam asgjë për të komentuar!” - i tha Nacionales deputet Abazi duke komentuar përjashtimin e tij.
Salih Zyba në anën tjetër ka mohuar pretendimet e z. Abazi duke i cilësuar "thashetheme".
