Ndodh edhe kjo: Fitore Pacolli e përfshin gazetarin e Nacionales në listën e profileve falso
Më 3 dhjetor deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e bëri një postim në rrjete sociale duke e akuzuar PDK-në për profile falso në rrjete sociale.
Megjithatë, në mesin e dhjetëra profileve që i përfshiu, ishte edhe profili i gazetarit të Nacionales, Xhezair Dashi.
Profili i gazetarit të Nacionales është real, aktiv dhe personal; përderisa për deputeten Pacolli është “falso”.
Sipas Pacollit, me “këto profile po mundohet PDK-ja me ua ndërru mendjen qytetarëve”.
Foto:

