Ndërron jetë profesori i njohur universitar, Shefki Sejdiu - NACIONALE

Ndërron jetë profesori i njohur universitar, Shefki Sejdiu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka ndërruar jetë profesori i njohur universitar Shefki Sejdiu, në moshën 87-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale.

Sejdiu ka qenë edhe deputet në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Shefki Sejdiu ka lindur me 08.06.1936 në fshatin Pakashticë pranë Podujevës, ku kreu dhe shkollën. Studimet në filologji romanistike i përfundoi në Universitetin e Shkupit në vitin 1962, si dhe kreu hulumtime pasuniversitare në Zagreb, ku kreu doktoraturën në vitin 1985.

Njoftojmë gjithë miqtë dhe familjarët se sot ndërroj jetë babai dhe gjyshi jonë i dashur, Prof.Dr. Shefki Sejdiu, duke n’a lënë gjithnjë të pikēlluar! Për kohën e varrimit do t’iu lajmërojmë me kohë! Me respekt, Pleurati, Teuta. Genti dhe mbarë familja Sejdiu.” – ka shkruar Gent Sejdiu.

Lajme të ngjashme