Ndërpriten të gjitha masat e sigurisë ndaj të akuzuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit - NACIONALE

Ndërpriten të gjitha masat e sigurisë ndaj të akuzuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka ndërprerëtë gjitha masat e sigurisë për Marko Roi, Nedelkjo Spasojevi, Dragisha Markovi, Zharko Jovanovi, Silvana Arsovi, dhe Rasovi që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq në janar 2018.

Mbrojtësi i të akuzuarës Silvana Arsovi, Musa Damati, ka konfirmuar lajmin për “Betimi për Drejtësi”.

“Po, e kemi pranu, sot e kemi pranu aktvendimin e veçantë të Gjykatës Themelore, Departamenti Special në Prishtinë, në bazë të cilës është bërë ndërprerja e të gjitha masave të sigurimit të prezencës së të akuzuarve, për të gjithë të akuzuarit.” - ka thënë avokati Damati.

Sipas tij, të gjithë të akuzuarit ishin nën masën e paraqitjes në stacionin policor.

Kujtojmë se Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, para objekteve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Për vrasjen e tij akuzohen, Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Zheiko Bojiq, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq.

Lajme të ngjashme