Nderim për të rënët: Seanca sot nisi me një minut heshtje - NACIONALE

Nderim për të rënët: Seanca sot nisi me një minut heshtje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ka nisur me një miunutë heshtje për të rënët për liri.

“Këto ditë që po i kalojmë janë ditë të kujtimit dhe të dhimbjes, sepse pardje dhe dje ishte përvjetori i masakrës në Krushë të Madhe dhe të Vogël, dje ishte përvjetori i masakrës në Dardani të Pejës. Kurse sot e kemi 25 vjetorin e masakrës së Izbicës në Skenderaj e po ashtu edhe masakrat në familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës. Për të gjithë të rënët unë po propozojë që të mbajmë një minutë heshtje në këtë datë”, deklaroi kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Seanca e jashtëzakonshme, është thirrur nga PDK që kërkon themelimin e një Komisioni Hetimor për kontratat një-burimore.

Lajme të ngjashme