Ndalohet një serb në veri që “ka të bëjë me Llunën” - NACIONALE

Ndalohet një serb në veri që “ka të bëjë me Llunën”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një serb është ndaluar orë më parë nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurisë Speciale të Kosovës, konfirmoi për Nacionalen zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut, Veton Elshani. Megjithatë, Elshani tha se nuk ka të bëjë me arrestim, por vetëm me ndalim, ku ai do të intervistohet nga Prokuroria.

E kemi ndalu me urdhëresë të Prokurisë Speciale. Jemi duke e intervistuar. Serbi në fjalë ka të bëjë me Llunën”, na ka thënë Elshani.

Mediat serbe raportuan se personi në fjalë është Aleksandar Alagiq, 26 vjeçar, i cili drejton klubin e kikboksit që më parë drejtohet nga Millun Millenkoviq Llune, i cili është arrestuar muaj më parë nga policia kosovare nën dyshime për terrorizëm.

Lajme të ngjashme