Nagavci: Projektligji për pagat i rregullon koeficientet më mirë se ligji i kaluar
Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci, ka bërë me dije se projektligji aktual për pagat është më i mirë se projektligji i kaluar, i cili është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Në seancës e sotme parlamentare, ajo ka thënë se projektligji aktual i rregullon me mirë koeficientet se sa dokumenti i kaluar.
“Ligji aktual që është në dëgjim publik i ka dukshëm më të mirë koeficientet se ata të vitit 2019. Ne mund të flasim çfarëdo që kemi dëshirë si deputetë, por unë bëj thirrje prej këtu të gjithë mësimdhënësve, prindërve gjithë atyre që punojnë nëpër shkolla që të analizojnë mirë argumentet e fakte, të mos bien pre e keqinformimeve”, ka thënë ajo.