Nagavci për ndërtimin e çerdheve: Duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim - NACIONALE

Nagavci për ndërtimin e çerdheve: Duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, e ka pranuar se Qeveria nuk ka mundur t`i mbahet premtimeve për ndërtimin e çerdheve.

Në një konferencë për medie, pas mbledhje se Qeverisë, ajo ka thënë se pandemia dhe disa probleme tjera kanë ndikuar që të mos mbahet ky zotim i Qeverisë.

Është një nga premtimet tona për të cilin jam e vetëdijshme që duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim. Viti i kaluar ka qenë një viti sfidues edhe si pasojë e pandemisë dhe ndryshimeve që janë sjellë. Gjithsesi sa i përket planifikimit kemi ecur përpara dhe besoj se një formë e re e ndërtimit të çerdheve që jemi duke e shqyrtuar, me analiza të detajuara, besoj që do të na japë mundësi të realizojmë premtimin, por edhe për ndërtime apo përmirësimin e kushteve në Mitrovicën e Veriut”, ka thënë Nagavci.

Lajme të ngjashme