Nagavci: Kemi qenë të bindur se Konjufca ka më shumë mbështetje se Osmani
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka folur rreth kandidimit të Glauk Konjufcës për president, duke thënë se brenda grupit të kësaj partie kishte më shumë përkrahje se sa Vjosa Osmanit.
Në një paraqitje në Pressing, ajo ka thënë se përveç kësaj, edhe deputetë të PDK-së e LDK-së gjatë vitit të kaluar kishin thënë se po të kandidohej Konjufca për kryeparlamentar, do të votonin.
“Po nisemi prej fillimit, e para, në raport me kandidimin e znj.Osmani, ne kemi qenë të bindur se z.Konjufca do të ketë më shumë mbështetje të deputetëve se sa znj.Osmani.
Kjo për shkak të diskutimeve në grupin tonë dhe partnerët tanë që jemi në koalicion, ne e kemi ditur që Glauk Konjufca do t’i merr 66 vota. Ne e kemi ditur se kemi 66 vota të garantuara për z.Konjufca.
Ndërkohë që kemi pasur deklarata publike gjatë vitit të kaluar të deputetëve të PDK-së e LDK-së, që nëse Konjufca do të kandidonte për kryetar të Kuvendit, do të kishte mbështetjen edhe të tyre. Konjufca si kryetar i Kuvendit ka pasë rol unifikues, dhe ka arritur më së shpeshti një unifikim të qëndrimeve edhe në mes të partive të tjera” – ka thënë ajo.