Nagavci e lavdëron Dimal Bashën, ia arsyeton edhe gjuhën e ulët: E ka thënë të vërtetën pa e zbukuruar - NACIONALE

Nagavci e lavdëron Dimal Bashën, ia arsyeton edhe gjuhën e ulët: E ka thënë të vërtetën pa e zbukuruar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka arsyetuar gjuhën e kryetarit të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ndër vite. Kjo duke nisur nga ofendimet, akuzat e rënda.

“Përkundër diskutimeve dhe mënyrës se si kryetari Basha në dy legjislaturat e ka pasur paraqitjen e tij, qytetarët e kanë dhënë besimin që ai të jetë edhe një herë. Sot Basha pat një udhëheqje shumë të mirë të seancës”, ka theksuar ajo në KTV.

Sipas Nagavcit, kryetari i ri i Kuvendit e ka vendosur që “të vërtetën ta thotë pa e zbukuruar”.

“Ai ka vendosur që të vërtetën ta thotë pa e zbukuruar dhe ta thotë si e ka menduar. Ajo që është më e rëndësishme, përtej deklaratave, nëse PDK-ja flet për kryetarin e Kuvendit është mirë të mendojë pak për përfaqësimet e saj që i ka pasur ndër vite”, u shpreh ajo.

Ministrja në detyrë ka akuzuar se akterëve politikë të partisë së saj po u bëhet dhunë verbale, e madje se edhe ndaj gjuhës së Bashës është folur “në mënyrë cinike”.

“Është bërë shumë tepër që të ushtrohet dhunë verbale dhe në forma të tjera ndaj personave të caktuar politik pa asnjë argument. Shumë prej nesh, përfshirë mua, jemi sulmuar pa të drejtë. Nuk ka kritika për vendimet, veprimet e tjera si këto. Madje edhe për gjuhën e z. Basha është folur shumë herë në mënyrë cinike, nganjëherë duke e nxjerrë jashtë kontekstit”, ka deklaruar Nagavci.

Lajme të ngjashme