Nacionale mëson emrin e kosovarit të dyshuar për tentim-sulmin terrorist në Itali - NACIONALE

Nacionale mëson emrin e kosovarit të dyshuar për tentim-sulmin terrorist në Itali

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy ditë më herët lajmi për arrestimin e një çifti me prejardhje kosovare në Itali, shkaktoi jehonë të gjerë në medie. Fillimisht, hamendësohej për një çift të ri, të ekstremizuar në rrethana të paqarta, të cilët kishin planifikuar një sulm terrorist – ndërsa, identiteti i tyre mbeti akoma anonim.

Mirëpo sot, gazeta Nacionale, nëpërmjet burimeve të saj ka arritur të hedh dritë mbi identitetin e njërit nga dy të përfolurit për këtë sulm terrorist.

Burime e Nacionales kanë arritur të gjejnë emrin e bashkëshortit. Ai quhet Mines Hodza dhe në bazë të informacioneve, ai është një shtetas italian i moshës 21 vjeçare, me prejardhje nga Kosova.

Gjykatat e Trentos në rastin e Minesit, kanë shqiptuar dënimin me arrest shtëpiak dhe mbi të rëndojnë akuza të planifikimit të detajshëm të një sulmi terrorist. Në gjithë këtë plan, ai kishte përcaktuar vendin e sulmit, kohën, armët më të cilët do të sulmonte dhe rrugën e largimit nga Italia pas sulmit.

Duke u mbështetur në të dhënat e autoriteteve italiane, mendohet se Hodza do të kryente sulmin terrorist në vendin e Riva del Garda, gjatë muajit gusht.

Po ashtu, ai, tashmë kishte siguruar rrugën e ikjes. Kësisoj, ai kishte blerë bileta avioni për në Nigeri – rrugëtim ky, që familja e re Hodza do ta zhvillonte nëpërmjet Stambollit, si pikë lidhëse. Për më tepër, supozohet, se çifti Hodza atje do t’i bashkoheshin një organizate terroriste.

Për dallim nga masa e shqiptuar për Mines Hodza, për bashkëshorten e tij, gjykata italiane ka konsideruar të arsyeshme lirimin nga të gjitha akuzat në fjalë. Porse, veprimtaria e saj do të mbetet e vëzhguar nga autoritetet italiane për periudhën në vazhdim.

Akuzuat e listuara nga gjyqësia italiane janë mohuar nga avokati i Hodzajve. Në emër të të pandehurit, foli avokati i tij, meqë rast ai mohoi të gjitha pretendimet e prokurorisë italiane, duke pohuar se përballë këtyre akuza Mines Hodza qëndron i pafajshëm.

Avokati i familjes Hodzaj “veç disa telefonata online i ka bërë”, ndërsa thuhet se edhe vet familja Hodzaj nuk miratonte sjelljet e kohëve të fundit të Minesit.

Çka thotë hetuesia italiane për rastin?

Pretendimet e hetuesisë Italia, në rastin e Mines Hodzës janë se kemi të bëjmë me një djalë të integruar normalisht në shoqërinë italiane. Madje, të dhënat tregojnë që Minesi kishte ndjekur edhe shkollim superior në institucione arsimore – ai kishte studiuar kiminë.

Sipas hetuesisë italiane, pretendohet se kjo e bënë me të afërt Minesi me armët kimike eksplozive të zbuluara në apartamentin e tij, meqenëqë besohet se ato do të viheshin në përdorim në rastin e sulmit terrorist që do ta realizonin.

Po ashtu, në përshkrimin e hetuesisë italiane interesant është edhe forma se si është rekrutuar Minesi në këtë grup radikalizues. Sipas tyre, mendohet se ai është vetë rekrutuar, përmes rrjetit shoqëror Telegram, ku edhe besohet të ketë gjetur vatrën radikalizuese.

Në fund, është e rëndësishme të thuhet se trajtimi i rastit të Minesit kishte filluar nga FBI. Institucionet amerikane të sigurisë, përkatësisht FBI në shkurt të këtij viti kishte lëshuar sinjale për tu hetuar veprimtaria e Hodzaj. Menjëhershëm, hetimin e fillojë hetuesia italiane, procesin ky që solli deri të arrestimi i çiftit me 15 qershor.

Lajme të ngjashme