Mustafa: Vrulli i madh i LDK-së është kudo - NACIONALE

Mustafa: Vrulli i madh i LDK-së është kudo

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka folur rreth fushatës.

Në një konferencë, Mustafa, që është edhe kandidat i LDK-së për deputet, ka vlerësuar se “vrulli i madh i LDK-së është kudo”.

Vrulli i madh i LDK-së është kudo. Ndryshimi për të cilin Kosova ka aq shumë nevojë është shumë afër. Tash krejt varet nga ju! Ne kemi nevojë për ju. Ne kemi nevojë që ju të flisni me të gjithë që njihni dhe të siguroheni që ata do të dalin të votojnë për ndryshim. Ne kemi nevojë që ju të siguroheni që të dielën ata të shkojnë në vendvotim dhe të votojnë për LDK-në. Të gjithë tani e kuptojnë se ndryshimi po vjen dhe se vetëm LDK-ja do ta sjellë këtë ndryshim.” – tha ai.

Lajme të ngjashme