Mustafa për draft-marrëveshjen për Asociacionin: Kurti mund të mos e nënshkruajë
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për draft marrëveshjen për asociacionin, i cili është shprehur se nuk është i sigurt nëse është i vërtetë.
Mustafa ka thënë se elementet themelore janë ato që kanë qenë në marrëveshjen e vitit 2013, por ka edhe elemente të ngjashme ose përafërsisht të ngjashme me dokumentin e vitit 2015.
“Unë pajtohem se ndryshimi është te Kurti e zonja Osmani, por tani do të shohim se çka do të bëjnë. Nuk mund të flasë për produktivitetin e marrëveshjes, sepse mund të mos jetë krejt e njëjta, të jetë më ndryshe. Mirëpo kërkesë e komunitetit ndërkombëtar është që të arrihet një marrëveshje që zbatohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjet në fuqi. Kurti mund të mos e nënshkruajë, sepse është kryeministër, i ka marrë votat, por Kosova e ka obligim ligjor zbatimin e saj”, ka thënë Mustafa në T7.