Mustafa me shifra: Kosova po bëhet çdo ditë e më pak tërheqëse për biznes - NACIONALE

Mustafa me shifra: Kosova po bëhet çdo ditë e më pak tërheqëse për biznes

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Arben Mustafa nga PDK ka thënë se Kosova ç’do ditë e më pak është tërheqëse për biznese të reja.

Sipas tij, në vitin 2023, Kosova kishte 13,302 biznese më pak sesa në vitin 2022.

Mustafa ka thënë se me Kryeministër Bedri Hamzën “koha për zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë në Kosovë po vije!”

E plotë:

Në vitin 2023, Kosova kishte 13,302 biznese më pak sesa në vitin 2022.

Ky fakt shqetësues tregon se Kosova po bëhet çdo ditë e më pak tërheqëse për të bërë biznes.

Pra, jo që nuk po arrijmë të tërheqim investime të jashtme, por nuk po arrijmë as ti mbajmë bizneset ekzistuese në Kosovë.

Rënia e numrit të bizneseve është në të njëjtën linjë me rënien e vazhdueshme të investimeve të sektorit privat dhe përkeqësimin e deficitit tregtar në nivelin më të lartë që kemi pasur ndonjëherë.

Kosova nuk mund të vazhdojë me këtë trend degradimi, që po reflektohet në përkeqësimin e standardit të jetesës së çdo qytetari!

Koha për zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë në Kosovë po vije!

Lajme të ngjashme