Mustafa i PDK-së: Kosova po zbrazet, po shënohet kriza më e rëndë ekonomike - NACIONALE

Mustafa i PDK-së: Kosova po zbrazet, po shënohet kriza më e rëndë ekonomike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se qeveria e Albin Kurtit është shkëputur nga realiteti që po mbizotëron në Kosovë.

Kjo deklaratë e Mustafës erdhi në një konferecë për media, duke komentuar të dhënat e paraqitura së fundmi nga qeveria për zhvillim ekonomik dhe punësim të 40 mijë qytetarëve.

Ai gjithashtu ka ftuar kryeministrin Kurti që urgjentisht të zbresë tek qytetarët në terren dhe do ta kuptojë shumë shpejtë realitetin.

“Në kohën kur Kosova po shënon krizën më të rëndë ekonomike në 22 vitet e fundit, kur qytetarët po varfërohen çdo ditë e më tepër për shkak të rritjes së çmimeve dhe rritja ekonomike po bie me ritëm të shpejtë, Kryeministri i vendit paraqiti disa tregues përmes të cilëve po synon t’i bindë qytetarët se ata nuk po ballafaqohen me vështirësi ekonomike, por po e jetojnë një periudhë të lulëzimit të ekonomisë. Si duket, në këtë vend, vetëm Kryeministri dhe vartësit e tij dhe askush tjetër besojnë se ekonomia e vendit po lulëzon”, tha Mustafa.

Ai tha se kryeministri Kurti po ashtu vazhdoi praktikën e vartësve të tij për t’i prezantuar zhvillimet ekonomike përmes treguesve nominalë dhe sipas Mustafës, edhe njohësit më modestë të ekonomisë e kuptojnë shumë mirë që në kohë inflacioni, treguesit nominalë ofrojnë informacione të shtrembëruara dhe nuk e paraqesin realitetin, pasi që në llogaritje nuk përfshijnë efektin e inflacionit.

“Kryeministri po deklaron se ka krijuar 40 mijë vende të reja pune, por ndoshta e ka fjalën për Gjermaninë ose vendet tjera ku po imigrojnë të rinjtë tanë”, deklaroi Mustafa.

Lajme të ngjashme