Mustafa i LDK-së: Qeveria duhet të investojë në krijimin e kapaciteteve energjetike - NACIONALE

Mustafa i LDK-së: Qeveria duhet të investojë në krijimin e kapaciteteve energjetike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për rritje të çmimit te energjisë elektrike.

Në një konferencë për media, ai ka kërkuar nga qeveria që të heq TVSH-në prej faturave te energjisë elektrike.

Gjithashtu, deputeti i LDK-së ka kërkuar nga ekzekutivi që të investojë në krijimin e kapaciteteve për gjenerimin e energjisë elektrike.

“Qeveria duhet urgjentisht të investojë në krijimin e kapaciteteve vendore të gjenerimit të energjisë elektrike në partneritet me sektorin, privat vendor dhe ndërkombëtar”, ka thënë Mustafa.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti që në këto dy vite nuk ka investuar asnjë cent në këtë drejtim.

“Kjo qeveri për 2 vjet nuk ka investuar asnjë cent në krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese në sektorin e energjisë elektrike. Qindra miliona euro të shpenzuara në subvencionim, nuk e zgjidhin problemin afatgjatë të energjisë”, është shprehur Mustafa.

Lajme të ngjashme