Mustafa: Hekuran Murati i ka kthyer mësimdhënësit në vitet 90-ta - NACIONALE

Mustafa: Hekuran Murati i ka kthyer mësimdhënësit në vitet 90-ta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK, Besian Mustafa, ka thënë se Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke ua ndal pagat mësimdhënësve i ka kthyer ata në vitet 90-ta.

Në seancën e sotme parlamente, ku ministri Murati është thirrur në interpelancë parlamentare, Mustafa ka thënë se veprimi i qeverisë nuk është ligjor.

Mësuesit nga Ferizaj u kujdesen që protagonisti ynë të arsimohej dhe të edukohej, të rritej i madh dhe të qëndronte e të ecte në këmbët e tij. Protagonisti ynë, nxënës i dalluar i arsimtarëve tanë, Hekurani i Ferizajt, u rrit e u bë ministër i Financave. Pa i bërë ende dy vite të plota si ministër i mallëngjyer nga kujtimet e mësuesve dhe arsimtareve nxitoi t`i falënderonte mësuesit e tij dhe të gjithë Kosovës, për mundësinë dhe sakrificën e tyre të skajshme, duke ua ndalur pagat, duke i lënë pa bukë, përsëri sikur atëherë kur Hekurani ishte 7 vjeçar e mësuesit e tij mezi e arsimuan atë dhe mezi i rrisni fëmijët e tyre”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme