Mustafa: Gjykata Supreme e konfirmoi atë që LDK-ja e ka thënë qe disa muaj
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur para mediave pas dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale.
Mustafa deklaroi se Gjykata Supreme nxjerri aktgjykimin i cili konfirmoi atë që LDK ka thënë tash e disa muaj.
“Këtë aktgjykim të Gjykatës Supreme e kemi bashkangjitur në dosjen tonë, pra ku kemi dorëzuar para dy muajve, në muajin maj 17 kallëzime penale për ish-kryeministrin Kurti dhe ish-ministrat të kabinetit të tij, të cilët në mars janë certifikuar nga KQZ si deputet të Kuvendit të Kosovës.
Aktgjykimi i djeshëm ka konfirmuar që një deputet i certifikuar nuk mund njëkohësisht të ushtrojë edhe detyrën në ekzekutiv. Që të jetë edhe kryeminsitër në detyrë ose ministër në detyrë” – ka thënë ai.