Mustafa e sfidon Kurtin për debat me Abdixhikun: Në çfarëdo vendi e kohe - NACIONALE

Mustafa e sfidon Kurtin për debat me Abdixhikun: Në çfarëdo vendi e kohe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, ka ritheksuar sfidën e Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, për Albin Kurtin, kryetar i VV-së, për debat politik mes tyre.

Mustafa ka kërkuar që mediat t’i bëjnë pyetje Kurti dhe pse nuk i përgjigjet thirrjes së Abdixhikut.

I bëj thirrje të gjitha mediave, dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, që t’i bëjnë një pyetje Albin Kurtit, pse nuk ju përgjigjët thirrjes së Lumirit për një debat publikë. Në çfarëdo vendi, në çfarëdo kohe, debat live, vetëm për rreth një teme, të ardhmen e Kosovës. Po ju pyes të gjithëve, a nuk është kjo gjëja më e rëndësishme, a nuk e meriton populli i Kosovës një debat të vërtetë, që të shoh se kush do të kujdesët më mirë për të ardhmen e tyre. Kush i ka planet më të mira, kush ka aftësi për t’i realizuar këto plane, kush ka ekipin për të realizuar këto plane. Unë e di se përgjigjja është e qartë, por Kurti, duhet të paktën t’i përgjigjët popullit, e ne i bëjmë thirrje edhe njëherë: Eja në debat, kudo, kurdo, populli i Kosovës e meriton dhe po kërkon këtë debat”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme