Mustafa: Brenda një viti, mërgata dërgon mbi 1 miliardë euro dërgesa tek të afërmit - NACIONALE

Mustafa: Brenda një viti, mërgata dërgon mbi 1 miliardë euro dërgesa tek të afërmit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka lavdëruar mërgatën për kontributin e dhënë për Kosovën.

Ai ka bërë me dije se brenda një viti, mërgata e Kosovës dërgon mbi 1 miliardë euro dërgesa tek të afërmit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar edhe për investimet dhe shpenzimet tjera të mërgatës.

“Tani që kemi hyrë në periudhën e ardhjes së mërgatës tonë është mirë ta sjellim në vëmendje kontributin e madh që kjo pjesë e popullit tonë vazhdon ta japë për vendlindjen, për Kosovën. Brenda një viti, mërgata jonë dërgon mbi 1 miliardë euro dërgesa tek të afërmit, sjellë në Kosovë mbi 500 milionë euro investime dhe shpenzon rreth 2 miliardë euro në mallra e shërbime gjatë qëndrimit në vendlindje. Prandaj, duke e vlerësuar lartë rolin e tyre të pazëvendësueshëm, si në të kaluarën, ashtu edhe tani, le ti urojmë mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në atdhe çdo mërgimtari. Kosova frymon më gjallë me mërgatën!”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të ngjashme