Musmurati publikon pamjet nga renovimi i shkollës - NACIONALE

Musmurati publikon pamjet nga renovimi i shkollës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati në profilin e saj në facebook ka postuar një video ku shihet transformimi rrënjësor i shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”.

Sipas Musmuratit, renovimi i plotë në këtë shkollë ka qenë më se i nevojshëm dhe se është e lumtur që ky renovim është bërë.

Ajo tha se mjediset shkollore të lëna pas dore ndikojnë në rritjen e agresivitetit të nxënësve, në uljen e përqëndrimit të tyre në mësim dhe në ndrydhjen e potencialit të tyre krijues.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

Lajme të ngjashme