Musliu-Shoshi përmend dy skandale në MPJ: Korrupsion, keqqeverisje dhe paaftësi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka përmendur dy skandale që kanë ndodhur në qeverisjen e Kurtit, saktësisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Musliu-Shoshi, në një konferencë për media, ka thënë se MPJD ka ndërhyrë në organizimin e zgjedhjeve, në kundër shtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Kushtetutën e Republikës.
“KORRUPSION, KEQQEVRISJE, PAAFTËSI! Sot, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës në mesin e shumë skandaleve të qeveris Kurti prezentuam dy skandalet e fundit të MPJD-së:
1.Ndërhyrjen e MPJD-së në organizimin e zgjedhjeve. Në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Kushtetutën e Republikës, kjo ministri ka kërkuar nga ambasadorët dhe drejtuesit e misioneve konsullore që të sigurojnë hapësira të reja për votimin e diasporës për zgjedhjet nacionale.” – ka thënë ai.
Tutje, deputetja e PDK-së, ka përmendur humbjen e mbi 400 pasaportave, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi të mërgimtarëve.
“2. 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi të mërgimtarëve – janë humbur në postën diplomatike të Republikës së Kosovës, tenderi për shpërndarjen e të cilave i ishte dhënë një kompanie me çmim gjashtëfish më të shtrenjtë.” – ka thënë ajo.
Në fund, Musliu-Shoshi ka dënuar sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.
“Ndërkaq, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, denojmë sulmin ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ftojmë organet e drejtësisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe të dënojnë akterët e përfshirë në këtë sulm!”
“DHUNA NUK KA VEND NË SHOQËRINË TONË DEMOKRATIKE!” – ka thënë ajo.