Musliu-Shoshi: Martini s’e ka vendin në diplomaci, por aty ku jepet përgjegjësi për drejtësi - NACIONALE

Musliu-Shoshi: Martini s’e ka vendin në diplomaci, por aty ku jepet përgjegjësi për drejtësi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musli-Shoshi, ka reaguar ndaj intervistimit të ambasadorit Martin Berishaj nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se ambasadori i Kosovës në Kroaci duhet të shkarkohet.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se mbajtja në detyrë e ambasadori Berishaj flet për një diplomaci të korruptuar.

“Martin Berisha është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i shtetit tonë. Imazhi i tillë i ambasadorëve duke u intervistuar nga prokuroria speciale e duke qenë në detyrë, flet për diplomaci jo kredibile dhe të korruptuar. Kjo nuk i duhet Kosovës! Martini s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet ku jepet përgjegjësi për drejtësi”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Lajme të ngjashme