Musliu-Shoshi: Dejona Mihali nuk duhet të amnistohet, është marionetë e Albin Kurtit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar të identifikohet burimet e dështimeve në KEK.
Në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet për skandalet në këtë kompani publike, ajo ka thënë se Dejona Muhalit nuk duhet të amnistohet.
Ajo ka thënë se koordinatorja e komiteteve në VV është vetëm një marionetë e kryeministri Albin Kurti.
“Sot duhet të dimë të gjithë ne edhe qytetarët se kush është burimi i vërtetë i dështimeve në KEK. A është te sistemi apo tek individët që drejtojnë atë? A e keni kuptuar qytetarë të dashur se pse kemi pasë reduktime në qeverinë Kurti, 20-vjet pas luftës? Besoj se e keni kuptuar edhe kush ka vjedhur edhe kush ka përfituar? Dejona Mihali nuk është personi që duhet të amnistohet, Dejona është vetëm një marionetë e Albin Kurtit”, ka thënë Musli-Shoshi.