Musliu-Shoshi: DASh-i dhe FH dëshmuan lulëzimin e korrupsionit në Qeverinë Kurti - NACIONALE

Musliu-Shoshi: DASh-i dhe FH dëshmuan lulëzimin e korrupsionit në Qeverinë Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj gjetjeve të raportit të Freedom House për Qeverinë Kurti, ku përmenden aferat korruptive.

Ajo ka bërë me dije se dje dhe sot raportet ndërkombëtare po e dëshmojnë se korrupsionin në Qeverinë Kurti po lulëzon.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se korrupsioni emrin e ka Lëvizja Vetëvendosje.

“Korrupsioni ka emër #LVV. Tashmë raportet ndërkombëtare kredibile si DASH dhe së fundmi Freedom House po dëshmojnë që korrupsioni po lulëzon, më shumë se kurrë nën qeverisjen e Albinit. Hajnat në burg, JO në pushtet!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Lajme të ngjashme