Musliu i largon mikrofonin ministrit Murati, ndërhyn Konjufca
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka larguar mikrofonin ministrit të Financave Hekuran Muratit, kur ky i fundit kishte marr fjalën në foltoren e Kuvendit.
Sipas Musliut, Murati nuk kishte të drejtë të fliste për shkak se po shkelte rregulloren e re të Kuvendit.
“T’i s’ki drejt me fol, je jashtë rregullores,”-tha Musliu.
Ndërsa Murati, tha se kjo është për keqardhje se si po prishët seanca.
“Kërkoj ndjesë në emër të këtyre deputetëve që po e prishin seancën. Është për keqardhje, prapë do të mundohem të jap sqarime,”- tha Murati para deputetëve.
Mirëpo sipas kryetarit të Kuvendit, Musliu kishte të drejtë pasi që më rregulloren e re Murati nuk kishte të drejtë të fliste, andaj ka kërkuar nga ai që të ulët në vendin e tij.
“Ulu zotëri Murati se me rregulloren e re, ashtu qenka,”- tha Konjufca