Musliu e Kurti përplasen për ikjen e profesionistëve nga Kosova - NACIONALE

Musliu e Kurti përplasen për ikjen e profesionistëve nga Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Muajve të fundit, Kosova po ballafaqohet me ikjen e profesionistëve të ndryshëm nga Kosova dhe emigrimin e tyre në shtetet perëndimore. Në mesin e personave që vullnetarisht po e lëshojnë Kosovën ka mjekë, infermier, policë e ushtarë.

E pikërisht për këtë punë, deputetja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Ganime Musliu, e ka pyetur kreun e ekzekutivit, Albin Kurtin se çka planifikon të bëjë për ta parandaluar këtë gjë.

“Kryeministër Kosova po zbrazet nga profesionistët, mjekët, infermierët, ushtarët e anesteziologët. Këta qytetarë po largohen për shkak të arrogancës së Qeverisjes suaj zt. Kryeministër”, ka deklaruar ajo.

E Kurti, i është përgjigjur Musliut duke thënë se në bazë të gjetjeve del të jetë se Kosovën po e braktisin punëtorët e sektorit privat e jo profesionistet shëndetësor.

Ikja e profesionistëve shëndetësor është problem i madh. Emigrimi në Kosovë është pasojë e hendekut të shkathtësive të tregut të punës dhe aftësimit profesional. Më besoni se prej krejt analizave del se numri më i madh i atyre që shkojnë është nga sektori privat”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të ngjashme