Musliu: Deputetët të mbështesin nismën për trajtimin e dinjitetshëm të Policisë së Kosovës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se Policët e Kosovës të cilët po qëndrojnë në Veri në temperatura të ulëta po përballën me shumë rreziqeve.
Musliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të reflektojnë dhe ti thërrasin ndërgjegjejes dhe të mbështesin nismat ligjore qe kanë të bëjnë me trajtim të dinjitetshem të Policisë së Kosovës.
“Kur të gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës janë nëpër shtëpitë e tyre të ngrohta, në anën tjetër Policia e Kosovës në temperatura të ulta e përballë shumë rreziqeve, po kujdeset për ruajtjen e rendit, sigurisë e qetësisë në veri. Këta polic nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk kanë paga të dinjitetshem, nuk kanë ligj për pensionim e ka disa vite qe nuk i është përtërirë as uniforma. Deputetet duhet të reflektojnë dhe ti thërrasin ndërgjegjejes dhe të mbështesin nismat ligjore qe kanë të bëjnë me trajtim të dinjitetshem të Policisë së Kosovës”, ka shkruar ajo.