Mushkolaj për operimin e Presidentes në spital privat: Hipokrizia ka emër
Analisti politik Imer Mushkolaj ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në një spital privat.
Mushkolaj ia ka rikujtuar të parës së vendit vizitën që para dy jave kishte bërë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, ku kishte thënë se shëndetësia duhet të jetë prioritet.
Sipas Mushkolajt, injorimi i spitalit publik nga presidentja është hipokrizi.
“Më 19 tetor presidentja vizitoi Klinikën e Onkologjisë në QKUK dhe tha se shëndetësia duhet të jetë prioritet në Kosovë. Ajo falënderoi edhe mjekët për punën që bëjnë. Dy javë më vonë, Vjosa Osmani injoroi spitalin publik, i nënçmoi këta mjekë dhe kreu një operacion të thjeshtë në klinikë private. Hipokrizia ka emër”, ka shkruar Mushkolaj.