Murati: Veteranët e UÇK-së të jenë krenar që kanë qenë në anën e ndritshme të historisë - NACIONALE

Murati: Veteranët e UÇK-së të jenë krenar që kanë qenë në anën e ndritshme të historisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LB-së, Valon Murati, ka thënë se sot në Ditën e Veteranit të gjithë veteranët e UÇK-së duhet të jenë krenar që kanë qenë në kohën dhe vendin e duhur në anën më të ndritshme të historisë sonë.

Në mënyrë te veçanet këtë ditë ia ka uruar bashkëluftëtarit të tij Sali Mustafa, i cili para disa ditë është dënuar nga Gjykata Speciale.

“Lufta e UÇK-së është përmbyllja më e lavdishme dhe e dinjitetshme e luftës për liri të të gjithë shqiptarëve që rezultoi me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Sot është Dita e Veteranit dhe të gjithë veteranët e UÇK-së duhet të jenë krenar që kanë qenë në kohën dhe vendin e duhur në anën më të ndritshme të historisë sonë. Asnjëherë nuk duhet dëshpëruar nga fjalët dhe diskursi afatshkurtër politik sepse në planin afatgjatë nuk ka kush që e lëviz këtë luftë dhe UÇK-në nga pediestali më i lartë i historisë kombëtare dhe asaj të njerëzimit. Sot ndër të tjera i kujtojmë shokët e udhëheqësit e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë. Personalisht këtë ditë dua t'ia uroj shokut tim, luftëtarit të lirisë Sali Mustafës, komandant Calit e i cili jo vetëm këto ditë feste, por çdo ditë në Kosovën e lirë për të cilën ai dha gjithçka, po na mungon shumë. Urime Cal ty dhe shokëve të tjerë në Hagë”, ka shkruar Murati.

Lajme të ngjashme