Murati: Ripërcaktimi i kufijve, ideja më e drejtë për të dy popujt - NACIONALE

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, ideja më e drejtë për të dy popujt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LB-së, Valon Murati, vazhdon të insistoj se ripërcaktimi i kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja më e mirë në mes të dy popujve.

Ai ka bërë me dije se vetëm kjo zgjidhje është afatgjate dhe i hap rrugën paqes.

Ne nuk e quajmë shkëmbim por ripërcaktim të kufijve duke u bazuar në vullnetin e popullit, dhe mendoj që është ideja e vetme që e zgjidh problemin, është ideja më e drejtë për të dy popujt, e cila e çel rrugën e paqes, stabilitetit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës. E trajton drejtë problemin e shqiptarëve në Luginë e të cilët kanë qenë pjesë e të gjitha proceseve të Pavarësisë e Lirisë së Kosovës, pra bëhemi pak më të drejtë si Kosovë, por kjo është edhe në interes të Kosovës. Këtë është dashur ta bëjmë që nga fillimi, është bërë në një moment të caktuar, është hap tema e korrigjimit të kufijve në vitin 2018, e cila fatkeqësisht u refuzua në atë kohë. Por atëherë dhe sot jam i bindur që nuk zgjidhje tjetër të drejtë për problemin shqiptaro-serb”, ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme