Murati: Opozita ka qëndruar prapa grevës së SBAShK-ut - NACIONALE

Murati: Opozita ka qëndruar prapa grevës së SBAShK-ut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka fajësuar partitë opozitare se kanë qëndruar prapa grevës së mësimdhënësve.

Gjatë seancës se sotme, ai ka thënë se grevës janë shpërfaqu disa fakte.

Sipas tij, kjo është bërë për ta sabotuar punën e shtetit.

Fakti i parë, është se kush qëndronte prapa këtij organizimi. E kemi parë që sa ditë japin ultimatum herë PDK, herë SBAShK-u , e herë LDK-ja. Dhe në fund, kallëzimin penal u dorëzua nga PDK-ja në emër të SBASH-ut. Pra, u pa se kush ka qëndruar mbrapa këtij organizimi për të sabotuar punën e shteti, për të lënë nxënësit jashtë shkollave për një muaj. Pra, ishin këto parti opozitare”, ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme