Murati mundohet ta arsyetojë votimin e fshehtë: Ishte propozim për rrugëdalje - NACIONALE

Murati mundohet ta arsyetojë votimin e fshehtë: Ishte propozim për rrugëdalje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, është munduar të arsyetoi propozimin e partisë së tij për të ndryshuar formatin e votimit për kryetar të Kuvendit.

Pas ndërprerjes së seancës, ai ka thënë se votimi i fshehtë është i paraparë më aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Sipas tij, ky propozim ishte përpjekje për të dalë nga situata aktuale.

“Në kuadër të kësaj, pra letra e presidentes, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese 2014, Rregullorja e Punës së Kuvendit. Pra, neni 61 paragrafi 4 që parasheh se në seancat plenare mund të ketë votim të fshehtë, ne kemi propozua sot si rrugëdalje këtë format të votimit në mënyrë që të mundësohet ecja tutje dhe konstitumin e Kuvendit. Por, e patë që ishin PDK, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe që bllokuan”, ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme