Murati lavdërohet për 8 Mars, tregon çka ka bërë Qeveria Kurti për gratë
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se fuqizimi i gruas deri në barazinë e plotë duhet të bëhet në secilën sferë të jetës, përfshirë edhe qasjen në financa dhe në tregun e punës.
Murati në Facebook ka shkruar disa nga punët e tij në të mirën e grave.
Ai ka thënë se tashmë 337 mijë fëmijë marrin shtesa çdo muaj, si dhe 89 mijë e 241 gra kanë hapur llogari bankare për të pranuar shtesat e fëmijëve.
Sipas ministrit të Financave përmes Masës 1.3 janë punësuar 5 mijë gra.
Postimi i plotë i tij:
Tashmë janë mbi 337 mijë fëmijë që marrin shtesa çdo muaj, dhe mjetet dalin në llogari të nënës.
Janë 89,241 gra që për herë të parë kanë hapur llogari bankare, si rezultat i pranimit të shtesave për fëmijë.
Janë mbi 5 mijë gra të punësuara përmes Masës 1.3.
Janë 603 gra të punësuara përmes masës Qeveria për Familjet që me pagën që marrin janë burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e tyre.
Janë 1,401 vajza të punësuara përmes Superpuna apo praktikës në punë.
Janë 44 biznese të grave pronare të mbështetura në zgjerimin e bizneseve të tyre.
Fuqizimi i gruas deri në barazinë e plotë duhet të bëhet në secilën sferë të jetës, përfshirë edhe qasjen në financa dhe në tregun e punës.
Urime 8 marsi të gjitha grave!