Murati: Kurti është mjeshtër i krizave, e refuzuam ripërcaktimin e kufijve që ishte zgjedhja më e mirë
Valon Murati, kryetar i Lëvizja për Bashkim, ka komentuar situatën e fundit politikë në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet e kryeministrit Albin Kurti me ShBA-në.
Ai ka thënë që Kurti është një populist, që krijon kriza.
“Në logjikën e politikanëve populistë, ashtu siç është një mjeshtër Kurti, është që të krijojnë kriza të një pasnjëshme, të cilat e kanë një arsyetim ligjor, por të cilat nuk lejojnë asnjëherë që me mendje, ta them, të esullt, për të pyetur si erdhëm deri këtu.” – tha Murati në T7.
Tutje, ai ka theksuar se ripërcaktimi i kufijve ishte përkrahur nga një pjesë e madhe e superfuqive.
“Ripërcaktimi i kufijve është përkrahur nga akterët shumë të rëndësishëm është përkrahur, prej SHBA-ve, Brukselit zyrtar, Francës. A ka pasur kundërshtime, po ka pasur – por një pjesë e madhe e superfuqive e kanë përkrahur. Por për fatin tonë të keq, e për turp – si shoqëri, si politikanë, si studio televizive ne e kemi refuzuar zgjidhjen më të mirë e cila do të na funksionalizonte tash e shumë kohë që të merreshim me korrupsionin, sundimin e ligjit, arsimin.” – shtoi ai.